Për Biznese dhe HORECA
SHOWROOM
Water Boutique ka showroomin më të madh në Shqipëri me mbi 1000 produkte në fushën e trajtimit të ujit. Përfaqësues zyrtar i markave lider në botë si BWT, Blupura, Best UV, Fit aqua, Lenntech. Në showroomin tonë mund të gjeni larmishmëri të sistemve të trajtimit të ujit edhe të gjithë aksesorët e nevojshëm. Zotërojmë nga filtrat më të thjeshtë për trajtimin e ujit për familje, vila, biznese (bar, restorante, hotele) deri në sistemet e personalizuara sipas nevojave specifike të çdo klienti për resorte turistike apo dhe industritë (ushqimore, farmaceutike, etj). Ky showroom është i hapur nga e Hena-Shtunë ora 9.00-21.00
LABORATORI

Water Boutique zotëron një laborator modern të akredituar për të kryer analizat e ujit (të rrjetit, puseve, burimeve, lumenjeve apo liqeneve ) për ti ofruar çdo klienti zgjidhjen ideale për problemin e ujit. Me teknologjinë e fjalës së fundit Gjermane në aparatura dhe shërbim cilësor, ky laborator ofron kushtet opmtimale për marrjen e çdo lloj shërbimi laboratorik.
SERVISI DHE ASISTENCA

Water Boutique garanton menaxhimin e projektuar të montimit. Siguron një shërbim profesional të asistences teknike me stafin e tij të kualifikuar dhe me një eksperiencë 13 vjeçare për trajtimin e ujrave. Tekniket tane i nënshtrohen një programi trajnimi të vazhdueshëm nga specialistë gjermane duke garantuar një shërbim cilësor dhe të shpejtë për klientin. Zgjidhje në kohë reale ndaj çdo problematike të ujit.
Produkte të përzgjedhura
Mënyra më e mirë për të zgjedhur një sistem trajtimi uji ose filtër të cilësisë së lartë?
Vizitoni sallonin e Water Boutique, aty ofrohen zgjidhje te teknologjise me te larte ne fushen e trajtimit dhe pastrimit te ujit. Zgjidhje qe plotesojne standardet me te rrepta te cilesise dhe kerkesat e klientëve
Shoqata Teknike dhe Shkencore Gjermane për Gaz dhe Ujë (The Deutscher Verein des Gas- und Wasserfaches – DVGW) është një Ent çertifikues i pavarur dhe i paanshëm i industrisë me seli në Bon, e themeluar që nga viti 1859. Kjo organizatë punon për të siguruar nivelin më të lartë të sigurisë dhe cilësisë në sigurimin e gazit natyror dhe ujit të pijshëm për publikun. Produktet e çertifikuara nga DVGW jane te sigurta dhe njihen në te gjithë botën. Në fushën e testimit të produktit; DVGW teston materialet, përbërësit dhe produkte në lidhje me gazin dhe ujin. Për më tepër, ky ent bashkëpunon me më shumë se 40 laboratorë testimi të njohur nga DVGW në fushën e teknologjisë së gazit, inxhinierisë elektrike, inxhinierisë mekanike, testimit të materialeve, plastikës, ujit të pijshëm dhe higjenës.
Water Boutique ndjehet me të vërtet i privilegjuar që sjell në shqipëri cilësine e Sistemeve BWT të certifikuara DVGW. Certifikata e Cilësisë DVGW tregon që Sistemet BWT përputhen me rregulloret e zbatueshme të sigurisë për të gjitha vendet anëtare të BE-së, duke vërtetuar që ato kanë karakteristika cilësore të cilat tejkalojnë kërkesat maksimale të sigurisë. Megjithatë marrja e certifikatës DVGW nuk e përfundon procesin. Sistemet BWT i nënshtrohen auditimeve të rregullta, ciklike të cilësisë, të cilat kontrollojnë cilësinë e provuar. Duke krijuar rregulloret teknike për sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me gaz dhe ujë DVGW është lider ne krijimin e të ardhmes të industrisë gjermane dhe evropiane të furnizimit me energji dhe ujë. Partneri i Water Boutique ne shqipëri BWT është pjesë e kësaj.
Si mund te kuptoj nese uji im eshte i ndotur?
Nje testim baze i ujit nga Water Boutique eshte falas. Caktimi i nje takimi me agjentin tone eshte i thjeshte, online ose permes telefonit. Ja se si funksionon!
Kur dhe pse duhet te testoj ujin?
Ju duhet te testoni ujin nje here ne vit per bakteret koliforme, nitratet, tretjet totale ne te dhe nivelet e pH-it. Nese dyshoni per ndotes te tjere si plumbi, ndryshku etj duhet te testoni edhe per ata. Ne te kundert, cilësia e ujit te rubinetit ose puseve tuaja mund te ndryshoje papritur dhe pa u vene re nga ju. Uji mund te kete te njejten shije por nuk eshte i shendetshem dhe i pershtatshem per pajisjet tuaja shtepiake.
Eshte i thjeshte instalimi i nje sistemi trajtimi uji per te gjithe shtepine?
Tekniket tane te Water Boutique jane te trajnuar e certifikuar nga inxhnier gjermane ne entet prodhuese te ketyre sistemeve. Ata garantojne nje instalim korrekt, te shpejte dhe te sigurte per keto pajisje.
Si mund te gjej pajisjet me te mirat ne bote per trajtimin e ujit ?
Water Boutique eshte distributori eksluziv dhe perfaqesuesi i markave me te mira boterore ne fushen e trajtimit te ujit.
Klientët tanë
Blogu Jonë

Kush është BWT? BWT (Best Water Technology) është Kompanina nr 1 në Europë për trajtimin…

Cfarë është pH pH (ose përqendrimi i jonit hidrogjen) është parametri që jep një tregues…

Osmoza është një fenomen natyror, me rëndësi jetike për kafshët dhe bimët, e cila lejon…

Plastika lindi si një material ekonomik, i lehtë dhe rezistent. Ekonomia e prodhimit dhe fleksibiliteti…

Ndotja e ujërave natyrorë Ndotja mikrobiologjike është problemi më i përhapur, e cila bashkon pjesën…

Uji është një substancë që ka karakteristika të jashtëzakonshme. Vetitë e tij të veçanta kimike-fizike…