Sa njohuri keni për këtë burim natyror shumë të rëndësishëm?
“Uji është elementi kryesor i pranishëm në sipërfaqen e tokës dhe përbërësi themelor i organizmave të gjallë. Ai është një burim thelbësor për njerëzimin, mbështet prosperitetin ekonomik dhe shoqëror dhe është thelbësor për ekosistemet natyrore dhe rregullimin e klimës “.
– Direktiva bazë e Ujit e Bashkimit Europian.
- 750 milion njerëz në botë që nuk kanë qasje në ujë të pijshëm. Por situata është duke u përmirësuar.Sipas të dhënave statistikore në 1990, tre miliardë njerëz nuk ishin në gjendje të përfitonin nga ky burim parësor për jetën e njeriut.
- Uji është një element kryesor i ekosistemeve natyrore dhe rregullimit të klimës. Sidoqoftë disponueshmëria e burimeve ujore është veçanërisht e ndjeshme ndaj ndryshimit të klimës. Shkencëtarët i tremben një rreziku të shtuar si nga thatësira ashtu edhe nga përmbytjet në dekadat e ardhshme.
- Një tjetër kuriozitet për ujin ka të bëjë me trupin tonë i cili përbëhet nga 60 deri në 70% ujë, por kjo përbërje nuk është gjithmonë e njëjtë gjatë gjithë jetës: fetusi i njeriut është i përbërë nga 95% ujë.
- Cdo vit rreth 247 000 milion m3 ujë nxirren nga sipërfaqet e BE-së dhe rezervat ujore nëntokësore (përrenj, liqene dhe lumenj)
- Për të prodhuar 1 kg mish viçi, nevojiten rreth 16 000 litra ujë, nevojiten 140 litra ujë për një filxhan kafe dhe 900 litra për 1 kg misër. Nëse duam të prodhojmë një gotë birrë, na duhen të paktën 150 litra; për dy feta bukë, 100 litra.
- Ka 1,5 miliardë km3 ujë në planetin tonë, por rreth 95% është i kripur.
- Astronautët janë ata që riciklojnë ujin më së miri; 93% e djersës dhe urinës së tyre ripërdoren në anije kozmike, të cilat shndërrohen përsëri në ujë mineral falë sistemit të rikuperimit të ujit
- Një tjetër kuriozitet për ujin që mbase nuk e keni ditur: abuzimi me pirjen e ujit është i dëmshëm. Në kushte normale të individit, pirja e shumë më tepër se dy – tre litrat e rekomanduar në ditë mund të çojë në “dehje” të vërtetë nga uji, e cila shkakton nauza, të vjella, halucinacione dhe gjendje kome
- Uji i ngrohtë ngrin me shpejtë në krahasim me ujin e ftohtë: Quhet efekti Mpemba dhe u zbulua rastësisht në vitin 1963, nga një djalë Tanzanian, i cili ishte i dhënë pas akullores dhe e vendoste qumështin e sheqerosur akoma të nxehtë në frigorifer për të ngrirë më shpejtë.
- Cdo vit 89 miliardë litra ujë ambalazhohen në shishe plastike
Revista – HABITANTE
Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..