Filtrat e ujit – Llojet kryesore dhe gjithçka që duhet të dini rreth tyre

Ju tashmë e dini se te Water Boutique, mund të gjeni një gamë mjaft të gjerë të filtrave të ujit dhe sistemeve të filtrimit. Por, nëse jeni bindur të vendosni një filtër uji në shtëpinë tuaj, me shumë mundësi jeni në dilemë. Cila është zgjedhja e duhur për ju? Çdo sistem filtrimi ka karakteristikat e tij. Për këtë arsye, në këtë artikull do të shohim llojet kryesore të filtrave të ujit dhe veçoritë e tyre, në mënyrë që ju të bëni zgjedhjen e duhur për shtëpinë apo biznesin tuaj.

1. Filtrat me karbon aktiv

Filtrat me karbon aktiv, ose siç njihet në anglisht “activated charcoal” janë ndër më efektivët në trajtimin e ujit. Ata funksionojnë nëpërmjet poreve të struktures së karbonit. Në momentin që uji kalon në filtër, këto pore bëjnë të mundur kapjen e papastërtive. Ndër avantazhet e këtij filtri, është fakti se nuk ka nevojë për energji elektrike për të punuar, është i thjeshtë për t’u vendosur, si dhe mjaft ekonomik. Perfekt për ambiente normale banimi si apartamentet apo shtëpitë private. Megjithatë, filtri me karbon nuk është efektiv ndaj mineraleve dhe kripërave në ujë.

2. Filtrat me qeramikë

Qeramika është një material me një dendësi të madhe poresh në sipërfaqen e saj. Në momentin që uji kalon në filtër, këto pore ndalojnë kalimin e çdo papastërtie më të madhe se përmasat e tyre. Jetëgjatësia është avantazhi kryesor i këtij filtri. Gjithashtu, një filtër uji me qeramikë është mjaft efektiv në reduktimin e bakterieve dhe protozës. Instalimi i tij është relativisht i lehtë, por procesi i filtrimit të ujit është më i ngadaltë se filtrat e tjerë. Ashtu si sistemet me karbon, edhe ky filtër nuk ka nevojë për energji elektrike. Një filtër perfekt për shtëpi!

3. Filtrat me alumin aktiv

Filtrat me alumin aktiv janë ndër më efektivët për eleminimin e arsenikut, selenit dhe fluorit të tepërt nga rrjedha e ujit. Kjo i bën ata një alternativë mjaft të mirë për ambientet e banimit pranë zonave industriale, ku rreziku i ndotjes së ujit nga këto substanca është dhe më i lartë. Filtrat e kësaj kategorie janë ekonomikë, por herë pas here duhet bërë kontrolli i tyre. Kjo për t’u siguruar se elementët e dëmshëm, nuk kanë krijuar depozitime në mekanizmin pastrues.

4. Reverse Osmosis

Reverse Osmosis është një tjetër metodë e filtrimit të ujit. Ajo konsiston në pastrimin e tij nëpërmjet një membrane speciale. Sistemet e filtrimit RO janë mjaft efektive në pastrimin e ujit nga parazitët, viruset, kimikatet e dëmshme dhe ndotësit e tjerë të kësaj natyre. Kjo e bën RO zgjidhjen perfekte për familjet që janë specifikisht të ndjeshme ndaj shëndetit të tyre, apo me nevoja specifike. Megjithatë, në mënyrë që të jetë sa më efektive, Reverse Osmosis kërkon një linjë uji me presion të lartë.

5. Filtrat me dritë ultraviolet

Sistemet e filtrimit UV, pra me dritë ultraviolet, funksionojnë në mënyrë disi ndryshe nga filtrat tradicionalë. Uji kalon në rrezatimin e një drite ultraviolet me frekuencë të lartë. Ky trajtim është shumë efektiv në eleminimin e mikro-organizmave të ndryshëm (bakterie, viruse, parasite etj). Gjithsesi, filtrat me dritë UV funksionojnë me energji elektrike, gjë që rrit kostot. Duhet përmendur dhe fakti se këto sisteme nuk janë efektive në eleminimin e mineraleve apo fluorideve të ndryshme. Prandaj, nëse këto të fundit janë problemi juaj kryesor, ju rekomandojmë një alternativë tjetër.

Water Boutique ka në shitje filtrat e ujit të standartit më të lartë gjerman. Besueshmëria e origjinës së produktit, si dhe siguria e tij do t’ju garantojnë gjithmonë ujë të pastër për ju dhe familjen tuaj.