Hekuri (Fe) në ujin e pijshëm

Hekuri (Fe) në ujin e pijshëm

Hekuri është një nga metalet më të bollshme në koren e tokës (5% e saj) dhe një përbërës natyror i bimëve dhe kafshëve. Ai përdoret si material në ndërtime të ndryshme dhe gjithashtu për tubat e sistemeve të shpërndarjes së ujit. Oksidet e hekurit përdoren si pigmente për ngjyrat dhe eshtrat. Komponentët e tjerë përdoren si ngjyrues ushqimesh dhe si medikamente për trajtimin e sëmundjeve të mungesës së hekurit (anemi psh.). Kripëra të ndryshme të tij përdoren dhe si koagulant në pastrimin e ujit.

Hekuri mund të gjendet si ndotës natyral  në burimet e ujit. Në përgjithësi përqendrimi i tij nuk kalon 0.3 mg / L, por ky përqendrim mund të jetë më i lartë në ujë të pijshëm si pasojë e përdorimit si koagulant ose pas lëshimit të tij nga tubat e sistemeve të shpërndarjes si shkak i korrozionit. Shumë ushqime janë të pasura me hekur, mbi të gjitha mëlçia, peshku, perimet jeshile, mishi i kuq dhe vezët. Ushqimet janë burimi kryesor i marrjes së hekurit për njerëzit, uji i pijshëm kontribuon shumë pak ne këtë proces. Ekspozimi nga ajri është minimal.

Hekuri është një element thelbësor në ushqimin e njeriut. Ai formon hemoglobinën, mioglobinën, enzimat që përmbajnë porfirinë ( porphyrá). Ato depozitohen në molekulat e hekurit dhe hemosiderinës, kryesisht në muskujt e shpretkës, mëlçisë, palcës së eshtrave. Humbjet ditore e hekurit tek të rriturit janë minimale dhe të barabarta me rreth 1 mg për shkak të eksfolimit të qelizave, dy të tretat e të cilave humbasin nga trakti gastrointestinal dhe pjesa tjetër kryesisht nga lëkura. Tek gratë ka një humbje shtesë mujore për shkak të cikit menstrual ose gjatë shtatëzanisë. Nga pikëpamja toksikologjike ekspozimi akut ndaj dozave prej 200-250 mg / kg të peshës së trupit mund të jetë vdekjeprurëse, për shkak të nekrozës hemorragjike të mukozës së zorrëve.  Ekspozimi kronik përcakton toksicitetin e akumulimit  me sëmundje të tilla si hemokromatoza me dëme serioze siç është cirroza e mëlçisë, diabeti, hiper dhe hipoidizmi, impotenca tek burrat, ndryshimet në ciklin menstrual tek gratë dhe steriliteti në të dy gjinitë, probleme  të zemrës dhe aritmi, artropa dhe osteoporoza.

Direktiva 98/83 EC  ka vendosur një vlerë maksimale  parametri prej 0.2 mg / L. në ujin e pijshëm.

Trajtimi i ujit të pijshëm me Filtra uji RO( membranë molekulare) dhe filtra uji me Karbon Aktiv  ashtu sikurse edhe per elementet e tjere të demshem që gjenden në ujë, eleminon ne masen 99.9% rrezikun e ekspozimit kronik nga  Hekuri.

Revista Shkenca dhe Natyra – It

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..