Alumini është një nga metalet më të përdorura sot dhe gjithashtu me i gjeturi në koren e tokës.  Prania e këtij element toksik   është rreth 82 g për kg shkëmb.  Gjithashtu ai njihet si një përbërës i shfrenuar dhe biodisponibiliteti i këtij elementi përmes ujit është shumë më i lartë se ai që vjen nga burime të tjera. Ai gjendet  edhe si një aerosol në shtresat e sipërfaqes oqeanike dhe në ujëra, si pasojë pluhuri i aluminit përfundon në ujë. Grimcat përfundojnë në ujë përmes rrjedhjes sipërfaqësore ose transportit atmosferik. Në përgjithësi, përqendrimet e aluminit rriten me rritjen e thellësisë së ujit.

Me prezencën e tij në ujin e pijshëm  alumini rezulton gjithmonë shumë i dëmshëm për shëndetin. Ai gjendet në këto ujra sëbashku me jonet e tjera si psh klorur alumini( aluminium)2AlCl. Oksidi i aluminit mund të jetë i pranishëm në ujë si në formën alkalike (2Al2O3 (s) + 6H + (aq) -> Al3 + (aq) + 3H2O (l)) ashtu edhe në formë acide (2Al2O3 (s) + 2OH- (aq) -> AlO2- (aq) + H2O (l)).

Një shembull i një përbërësi alumini të tretshëm në ujë është sulfati i aluminit me tretshmëri në ujë prej 370 g / L.

Disa nga efektet e dëmshme shëndetësore nga përdorimj i një periudhe relativisht të gjatë i ujit që permban këtë element toksik janë:

 

  • Dëmtim i sistemit nervor qëndror
  • Demencë
  • Alzheimer
  • Humbje të memories
  • Debolesë
  • Dridhje të gjymtyrëve
  • Probleme serioze shëndetësore të personave që kryejnë hemodializë
  • Probleme me mushkeritë
  • Mpiksjen e gjakut

 

Që të zvogëlohet përqendrimi i këtij elementi toksik i cili nuk ka asnjë përfitim për fiziologjinë njerëzore, në shtëpitë tona,  shumë mirë  mund te instalojmë sisteme trajtimi me osmozë të kundërt (reduktim i aluminit mbi 90%) dhe zbutësit e ujit me rezinë me shkëmbimin  e joneve (reduktim mbi 60%).

GWSGlobal Water Servis – OBSHOrganizata Botërore e Shëndetësisë

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne

 

 

 

Lër një koment

en_USEnglish