Arseniku (As) është një gjysmë metal shumë i zakonshëm në natyrë. Atë e gjejmë  në atmosferë, në tokë, në shkëmbinj, në ujë, në organizma dhe pothuajse në të gjitha indet shtazore dhe bimore. Për njerëzit burimi kryesor i ekspozimit  paraqitet nga marrja e ujit të pijshëm të kontaminuar. Arseniku është shumë i dëmshëm për shëndetin. Studimet e kryera në popullata me ekspozime kronike të arsenikut kanë dokumentuar efekte negative në organet riprodhuese, sëmundjet neurologjike, kardiovaskulare, respiratore, diabeti dhe sëmundjet e kancerit. Arseniku është klasifikuar nga IARC (Agjensia Ndërkombëtare e Kërkimit mbi Kancerin) si kancerogjen ndaj njerëzve (grupi 1). Kanceri i mushkërive, lëkurës dhe fshikëzës janë të lidhura me ekspozimin ndaj arsenikut përmes frymëmarrjes ose përmes ujit  të pijshëm. Përqendrimi maksimal i arsenikut në ujin e pijshëm është limituar  në 10 μg / L  nga OBSH dhe nga Direktiva 98/83 / EC, pasi besohet se nivelet më të larta të arsenikut paraqesin rreziqe shëndetësore në një mënyrë të varur rreptësisht nga kohëzgjatja e ekspozimit dhe mënyra e ushqyerjes  të popullatës së ekspozuar (Rahman & Naidu, 2009). Në shumë vende europiane, përfshirë 91 qytete të vendosura në rajonin e europes qëndrore dhe lindore  u gjetën vlera arseniku në ujin e pijshëm që tejkalonin 10 μg / L.  Institucionet pergjegjese kanë nisur një hetim epidemiologjik për të vlerësuar efektet e mundshme shëndetësore në popullatën rezidente. Gjithashtu një studim biomonitorues është planifikuar për një kampion të popullatës së ekspozuar.

Departamentet  Epidemiologjike  të Shërbimit Shëndetësor në bashkëpunim me Institutet e Shëndetit Pubik të disa prej ketyre vendeve  po zhvillojnë studime mbi “Zakonet e ngrënies dhe konsumit  të ujit” në rajonet që kanë qenë të prekura në të kaluarën nga ndotja e arsenikut në ujërat kryesore. Qëllimi i hetimit është për të patur  të dhëna që mundësojnë vlerësimin e marrjes së arsenikut përmes dietës dhe konsumimit të ujit, gjithashtu  dhe informimi i popullatës se si të zvogëlojnë rreziqet që rrjedhin nga dieta. Përmes përdorimit të një pyetësori, informacioni mbi konsumin e ujit, zakonet e ushqimit, mënyrën e jetesës, gjendjen shëndetësore, historikun e punës dhe faktorët e tjerë të mundshëm të rrezikut mjedisor do të mblidhen të dhëna për një kampion të popullatës rezidente (rreth 1200) në disa zona. Një fazë pasuese e hetimit parashikon që do të përzgjidhet një nëngrup njerëzish të cilëve do t’u kërkohet të japin mostra uji dhe ushqimi për të hetuar disa aspekte të ekspozimit të arsenikut përmes dietës.

Autoriteti Europian për Sigurinë e Ushqimit – EFSA në një raport të fundit theksoi rolin e rëndësishëm të dietës individuale në vlerësimin e ekspozimit kronik ndaj arsenikut. Kontributi më i madh i arsenikut në dietë vjen nga drithërat, perimet, produktet e qumështit dhe uji i pijshëm. Ekspozimi kronik ndaj këtij elementi mund të ketë efekte të dëmshme shëndetësore dhe për këtë arsye është e rëndësishme të kufizohet marrja e tij  përmes ujit dhe ushqimit.

Trajtimi i ujit të pijshëm me sistemin RO( membranë molekulare),  ashtu sikurse edhe per elementet e tjere të demshem që gjenden në ujë, eleminon ne masen 99.9% rrezikun e ekspozimit nga  Arseniku.

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

Leave a comment