Atrazina është një herbicid artificial i përdorur gjerësisht në agrikulturë për eleminimin e barërave të këqija. Ai është një kimikat që gjendet në rrjetin e ujit të pijshëm publik ose privat dhe shkakton probleme shëndetësore nëse gjendet në sasi më të mëdha se standardi shëndetësor i vendosur nga OBSH( 2µg/L). Ekspozimi ndaj atrazinës bëhet përmes ujit të pijshëm, ushqimit, frymëmarrjes ose nga kontakti me lëkurën. Publiku i gjerë mund të jetë i ekspozuar ndaj atrazinës që gjendet në ujë ose ajër, por ajo rrallë gjendet në ushqime. Rrezik më të lartë paraqesin njerëzit që ekspozohen përmes pirjes së ujit të pusit.
Atrazina potencialisht shkakton efekte shëndetësore kur njerëzit janë të ekspozuar ndaj saj në nivele mbi 3 µg / L për periudha relativisht të shkurtër kohore.
Këto efekte shëndetësore përfshijnë: Kongjestion i zemrës ; Edema të mushkërive; Bllokimin e veshkave; Presioni i ulët i gjakut; Spazma të muskujve; Humbje në peshe; Dëmtimi të gjëndrave mbiveshkore; Crregullime endokrine; Impotence; Probleme zhvillimi tek femijet; Deformime te fetusit
Ne ekspozime afatgjata Atrazina mund të shkaktojë efekte shëndetësore në nivele mbi 3µg/L.: Humbje peshe; Dëmtime kardiovaskulare; Dëmtime të retinës; Degjenerim të muskujve; Kancer.

Ref: U. S. Centers for Disease Control and Prevention – Agency for Toxic Substances & Disease Registry

Trajtimi i ujit të pijshëm me sistemin RO( membranë molekulare – Filtra të karbonit aktiv), ashtu sikurse edhe per elementet e tjere të dëmshëm që gjenden në ujë, eleminon ne masen 99.9% rrezikun e ekspozimit kronik ndaj Atrazinës.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

Lër një koment

en_USEnglish