DVGW

Produkte të certifikuara nga DVGW

Shoqata Teknike dhe Shkencore Gjermane për Gaz dhe Ujë (The Deutscher Verein des Gas- und Wasserfaches – DVGW) është një Ent çertifikues i pavarur dhe i paanshëm i industrisë me seli në Bon,  e themeluar që nga viti 1859. Kjo organizatë  punon për të siguruar nivelin më të lartë të sigurisë dhe cilësisë në sigurimin e gazit natyror dhe ujit të pijshëm për publikun. Produktet e çertifikuara nga DVGW jane te sigurta dhe njihen në te gjithë botën.

Në fushën e testimit të produktit; DVGW teston materialet, përbërësit dhe produkte në lidhje me gazin dhe ujin. Për më tepër,  ky ent bashkëpunon me më shumë se 40 laboratorë testimi të njohur nga DVGW në fushën e teknologjisë së gazit, inxhinierisë elektrike, inxhinierisë mekanike, testimit të materialeve, plastikës, ujit të pijshëm dhe higjenës.

Water Boutique ndjehet me të vërtet i privilegjuar që sjell në shqipëri cilësine e Sistemeve BWT të certifikuara DVGW. Certifikata e Cilësisë DVGW tregon që Sistemet BWT përputhen me rregulloret e zbatueshme të sigurisë për të gjitha vendet anëtare të BE-së, duke vërtetuar që ato kanë karakteristika cilësore të cilat tejkalojnë kërkesat maksimale të sigurisë. Megjithatë marrja e certifikatës DVGW nuk e përfundon procesin. Sistemet BWT i nënshtrohen auditimeve të rregullta, ciklike të cilësisë, të cilat kontrollojnë cilësinë e provuar.

Duke krijuar rregulloret teknike për sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me gaz dhe ujë  DVGW është lider ne krijimin e të ardhmes  të industrisë gjermane dhe evropiane të furnizimit me energji dhe ujë. Partneri i Water Boutique ne shqipëri BWT  është pjesë e kësaj.

en_USEnglish