Një filtër karboni aktiv është i shkëlqyer për largimin e agjentëve kimikë siç janë pesticidet, ndotësit dhe gazrat nga uji i rubinetit. Gjithashtu eleminon klorin duke përmirësuar aromën e ujit. Filtri i përbërë nga karboni aktiv për nga natyra e tij posedon një strukturë shumë poroze dhe falë kësaj karakteristike është në gjendje të filtrojë ndotësit organikë përmes procesit të absorbimit. Absorbimi është një proces ku një përbërës i ngurtë përdoret për heqjen e një lënde të tretur në ujë. Pra, një filtër karboni aktiv shërben për pastrimin e ujit  duke përmirësuar gjithashtu shijen e tij, por nuk ka efekt kundër baktereve dhe nitrateve. Zgjedhja e një filtri të tillë  për shtëpinë nuk është e lehtë sepse jo të gjithë filtrat e karbonit aktiv pastrojnë ujin në të njëjtën mënyrë. Kjo ndodh sepse filtri i karbonit aktiv  edhe nëse është një pajisje me kosto të ulët, është i dobishëm vetëm për të përmirësuar erën dhe shijen e ujit të rubinetit dhe për të zvogëluar praninë e agjentëve kimikë.

Funksioni i filtrit të karboni aktiv është mjaft i thjeshtë. Uji i rubinetit kalohet përmes filtrit të karbonit aktiv i cili falë vetive të tij absorbuese eliminon të gjitha substancat organike. Përveçse është poroz, karboni aktiv është një material që përmban amorf karboni dhe ka një sipërfaqe të lartë për njësi vëllimi. Kjo sipërfaqe shumë e lartë aktive e bën atë të aftë të mbajë shumë molekula të substancave të tjera brenda. Sidoqoftë këta filtra nuk mund të bëjnë asgjë kundër baktereve dhe nitrateve dhe kërkojnë mirëmbajtje të shpeshtë pasi mikroorganizmat mund të shumohen brenda tyre duke shkaktuar probleme për shëndetin e njeriut.

 

Pëparësite  

  • Përmirëson shijen dhe erën e ujit
  • Eleminon kimikatet, pesticidet dhe substancat organike

 

Shkurtimisht

Filtëri karboni aktiv është ndër më të përdorurit brenda shtëpisë për shkak të kostos së tij jo shumë të lartë. Megjithatë duhet patur parasysh se ky lloj filtri nuk funksionon kundër të gjithë agjentëve ndotës dhe madje mirëmbajtja  jo korrekte përveçse rrezikon funksionimin e tij mund të shkaktojë një përhapje të baktereve.

 

Cilat janë filtrat e karbonit aktiv  më të mirë?

 Para se të zgjedhim duhet vlerësuar cilësia e ujit. Në fakt nuk ka asnjë vlerë të përcaktuar për të kuptuar se cili është filtri më i mirë pasi kjo varet nga cilësia e ujit që duhet të trajtojmë. Një filtër i shkëlqyer për një lloj të veçantë uji mund të jetë i papërshtatshëm për llojet e tjera. Pra, para së gjithash duhet të dimë cilësinë e ujit në mënyrë që të identifikojmë trajtimin e nevojshëm për të përmirësuar cilësinë e tij. Fillimisht ne duhet të bëjmë një dallim midis filtrave klasik të karbonit aktiv dhe atyre të vecantë për të parandaluar përhapjen e baktereve brenda filtrit si dhe për të parandaluar që kolonia bakteriale të ndikojë negativisht në funksionimin e mirë të tij. Një tjetër rast mund të jetë përmbajtja e Pfas ne uje. Atëhere na nevojitet një filtër që kombinon karbonin e grimcuar (GAC) me një indeks të lartë të jodit efektiv për uljen selektive të Pfas.  Ekzistojnë shumë lloje të filtrave të karbonit aktiv  për të trajtuar ujin në çezmat tona. Ju duhet t’u besoni profesionistëve të ujit per përzgjedhjen e tyre

Filtrat e karbonit aktiv kërkojnë mirëmbajtje të rregullt dhe të vazhdueshme. Për të mos patur erë të keqe dhe mosfunksionim të sistemit të filtrimit  këshillohet që ato të ndryshohen një ose dy herë në vit dhe në çdo rast pas përfundimit të kapacitetit të litrave të disponueshme.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…

Lër një koment

en_USEnglish