“ Jam i frikësuar nga perspektiva e përdorimit të ujit si transportues për barna.”

Dr. Charles Gordon Heyd – ish President i American Medical Association

 

Fluoridi i natriumit është një përbërës i zakonshëm në helmet e minjve, buburrecave, anestetikëve, ilaçeve psikiatrike (Prozac) dhe hipnotikë si dhe gazit nervor (Sarin). Ekspozimi i njerëzve ndaj këtij komponenti të rrezikshëm vjen nga uji i pijshëm, pastat e dhëmbëve që përmbajnë fluor, barnat dhe frymëmarrja.  Studimet e pavarura shkencore kanë zbuluar se fluori shkakton çrregullime të ndryshme mendore, ul jetëgjatësinë dhe dëmton strukturën e kockave. Ai  përdoret në shumicën e pastave të dhëmbëve si një përbërës aktiv duke nxitur shumë polemika per përdorimin e përditshëm të kësaj substance.

Fluori vepron si një shpërndarës endokrin duke dëmtuar gjëndrën tiroide. Sipas NRC 0.01 – 0,03 mg fluorinë për kg në ditë mund të zvogëlojë funksionet e tiroides në subjektet me normë të ulët të jodit, kjo ulje mund të çojë në një dëmtim të aftesive mendore, depresion dhe shtim të peshës trupore. Gjëndra  tiroide prodhon hormone që rregullojnë rritjen dhe metabolizmin. Gjithashtu një seri studimesh epidemiologjike në Kinë e lidhin ekspozimin ndaj fluorit me një  IQ të ulët”. Studimet mbi kafshët dhe njerëzit, përfshirë studimet më të fundit nga Universiteti i Harvardit kanë vërtetuar me siguri lidhjen midis fluorit dhe osteosarcoma (kancer i kockave) te meshkujt  nën 20 vjec. Për  këtë, raporti i hollësishëm i përgatitur nga Programi Kombëtar i Toksikologjisë – USA që ndoqi adoleshentët e monitoruar , tregoi se fatkeqësisht më shumë se gjysma e këtyre subjekteve humbën jetën pas disa vitesh nga diagnostikimi i osteosarkomës.

Fuori paraqet rrezik edhe për pacientët që vuajnë nga veshkat. Pacientët që vuajnë nga patologjitë që përfshijnë veshkat kanë treguar një ndjeshmëri të lartë ndaj toksicitetit të fluorit, kjo ndjeshmëri është për shkak të paaftësisë së këtyre subjekteve për të eleminuar fluorin e marrë nga trupi. Si rezultat, ekziston një prani e lartë e fluorit në kocka dhe një përkeqësim ose shfaqje e një çrregullimi të njohur si osteodistrofia renale. Më 1944, Journal of the American Dental Association theksoi se fluorizimi shkakton OSTEOPOROSIS, GOZZO dhe sëmundje të shtyllës kurrizore.

Revista Shkenca dhe Natyra – It

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

Lër një koment

en_USEnglish