Pak histori
….Nomadët përdornin monedha argjendi për të përmirësuar cilësinë e ujit të pijshëm. Uji i puseve që përmbante monedha argjendi ishte shumë i ndritshëm falë efektit biocid të këtij metali. Që nga viti 1869 janë botuar disa studime mbi vetitë e dezinfektimit të argjendit. Disa fshatra evropianë dhe rusë kanë shumë vite që përdorin argjendin për trajtimin e ujit të pijshëm. Jonet e argjendit u zhvilluan në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara në vitet ’50.
Cili është mekanizmi i dezinfektimit me jonet argjendit?
Jonet e argjendit depërtojnë në bërthamën e mikroorganizmave. Ato lidhen me pjesë të ndryshme të qelizave, siç janë ADN dhe ARN, me proteinat qelizore dhe enzimat e frymëmarrjes duke shkaktuar caktivizimin e të gjitha sistemeve të mbijetesës në qeliza. Si rezultat i kesaj mikroorganizmat nuk shumohen dhe eleminohen.
Ku aplikohen jonet e argjendit?
Jonizimi i argjendit është i përshtatshëm për shumë aplikime. NASA e përdori jonizimin e argjendit për prodhimin e ujit të pijshëm në anijen kozmike Apollo në 1960. Falë këtij sistemi prodhimi i sigurt i ujit të pijshëm në hapësirë ishte i mundur pa përdorimin e klorit. Në Angli jonizimi i argjendit zbatohet me sukses në rreth 120 spitale për çaktivizimin e baktereve si Legionella. Ndersa në Shtetet e Bashkuara përdoret kryesisht për dezinfektimin e ujit të pishinave. Jonet e argjendit shpesh përdoren për të kufizuar formimin e nënprodukteve të klorit gjatë dezinfektimit, të cilat rezultojnë të jenë kancerogjene (OBSH) .
Jonizimi nuk varet nga temperatura, ai është aktiv në të gjithë sistemin e ujit. Ky jonizim përdoret nga kompanitë e ujit të ambalazhuar (shishe) dhe ato që riciklojnë ujin në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Uji i pijshëm dhe jonet e argjendit
Shumë kompani të ujit të pijshëm përdorin jonizimin e argjendit si një alternative e dezinfektimit me klor, kjo për të parandaluar formimin e nënprodukteve të dezinfektimit me të. Standardi për trihalomethanet është zvogëluar nga EPA ( Environmental Protection Agency USA) nga 100 në 80 µg / L. Kur jonet e argjendit kombinohen me dezinfektimin e klorit rezultojnë një mekanizëm i shkëlqyer dezinfektimi për çaktivizimin e viruseve dhe baktereve.
Pishina dhe jonet e argjendit
Jonet e argjendit aplikohen si një alternative e dezinfektimit me klor. Përdorimi i klorit mund të zvogëlohet me 80%. Sidoqoftë, një tjetër pastrues duhet të shtohet përveç joneve të argjendit, pasi ato nuk janë në gjendje të largojnë lëndët organike siç janë indet e lëkurës, flokët, urinën etj
Legionella në spitale, azilet e pleqve dhe jonizim bakër-argjend
Jonizimi i argjendit zbatohet në spitale dhe azilet e pleqve për të parandaluar përhapjen e baktereve Legionella. Burimi kryesor i këtyre baktereve është sistemi i ujit të nxehtë. Infeksioni kryesisht ndodh përmes avullit të dushit. Jonizimi i argjendit mund të vrasë mjaftueshëm bakteret Legionella dhe gjithashtu është në gjendje t’i çaktivizojë në mënyrë aktive ato.
Sa efektivë janë jonet e argjendit?
Jonet e argjendit mund të frenojnë bakteret Legionella dhe mikroorganizmat e tjerë në ujë të rrjedhshëm ose të ndenjur. Kur jonet e argjendit shtohen vazhdimisht në ujë, përqendrimi i baktereve Legionella mbetet i ulët. Shpejtësia e çaktivizimit të mikroorganizmave nga jonet e argjendit është më e ulët se ajo e ozonit ose llampave UV. Një avantazh i jonizimit të argjendit është se jonet mbeten në ujë për një periudhë të gjatë kohore. Kjo shkakton dezinfektim afatgjatë dhe mbrojtje kundër ri-ndotjes. Jonet e argjendit mbesin në ujë derisa të precipitojnë ose thithen nga bakteret, algat dhe më pas largohen nga uji me filtrim.
Cilat janë efektet shëndetësore e jonizimit të argjendit?
Deri tani asnjë provë nuk është gjendur mbi efektet e mundshme shëndetësore të ekspozimit afatgjatë ndaj jonizimit të argjendit ( OBSH ).
Water Boutique – Ku ka uj të jemi ne