Sipas Eurostat një familje mesatare europiane  prej 3 antarësh harxhon gjithsej rreth 3,300 euro në vit për blerjen e detergjentëve, shampove, faturave të energjisë dhe kostove të jashtëzakonshme të mirëmbajtjes. Një përqindje e konsiderueshme e kësaj vlere i atribuohet kalkareve (shtresave gëlqerore). Këto probleme shumë të shpeshta në shtëpitë tona dëmtojnë dushin, ngrohjen e ujit, lavatricen, lavastoviljen por edhe çezmat dhe lavamanët.  Kjo  ka nje kosto të lartë për buxhetin e familjes, si në aspektin e mirëmbajtjes, ashtu edhe për jetëzgjatjen e pajisjeve, konsumin e detergjentëve dhe shampove. Për më tepër duke bllokuar tubat, gëlqerja bëhet një izolant termik i vërtetë i cili na shkakton  kohë më gjatë për ngrohjen e ujit.  Nga pikëpamja teknike prania e kripërave të karbonatit të kalciumit dhe magnezit shkakton një rritje të kërkesave për energji dhe një humbje të efikasitetit të pajisjeve me rritje konsekuente të konsumit, aq sa çdo milimetër gëlqeror që depozitohet në elementët e ngrohjes dhe mbështjelljet që ngrohin ujin shkakton një rritje të konsumit të energjisë prej 18%.

Një pjesë e madhe e shpenzimeve të ekonomisë shtëpiake të shkaktuara nga depozitat e gëlqeres mund të zvogëlohen falë instalimit të një sistemi anti-gëlqeror. Përdorimi i një zbutësi uji shtëpiak siguron kursime ekonomike, gjithmonë për një familje mesatare prej 3 anëtarësh, e cila mund të shkojë deri në 800 euro në vit. Kjo shifër arrihet duke kursyer 50% në pastruesit shtëpiakë dhe personalë, 25% në faturat e energjisë elektrike, 18% në mirëmbajtjen e pajisjeve shtëpiake. Përveç kësaj  uji i zbutur është gjithashtu i mirë për lëkurën dhe flokët. Flokët shfaqen më të butë dhe më të ndritshëm, të lehtë për tu krehur, ndërsa lëkura rifiton një butësi të veçantë.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

Leave a comment