Organet publike e përdorin klorin për të mbrojtur ujin nga ndryshimet e mundshme të baktereve, ndotjet dhe përhapjet e tyre  gjatë kalimit të ujit  në tubacionet që mbërrijnë në shtëpitë e qytetarëve nga ujësjellësi. Ky lloj trajtimi quhet “dezinfektim i ujit”. “Dezinfektuesi” më i zakonshëm është pikërisht klori (natriumi hipoklorit ose dioksidi i klorit) i cili kur hidhet në ujë është aktiv kundër baktereve (Enterokoku, Escherichia coli) por edhe ai kundër sporeve dhe viruseve (Legionella).

Klori ndryshon karakteristikat organoleptike të ujit duke krijuar një erë të keqe (e dukshme sidomos në mëngjes, kur uji ka mbetur i ndenjur në tuba gjatë gjithë natës) dhe një shije të keqe të ujit që del nga çezma. Përveç aromës dhe shijes së pakëndshme  ai privon trupin nga disa vitamina dhe dëmton florën e dobishme bakteriale.

Për të zgjidhur problemin në lidhje me shijen e keqe të ujit të rrjetit shumë njerëz preferojnë të shpenzojnë para dhe lodhje duke blerë ujë në shishe. Megjithatë problemi i tyre zgjidhet vetëm pjesërisht, pasi për gatimin dhe përgatitjen e kafesë ose  çajit ata vazhdojnë të përdorin ujë të rrjetit dhe për këtë arsye vazhdojnë të konsumojnë në mënyrë të zakonshme substancat e padëshiruara që gjenden në të, përveç aromës dhe shijes së pakëndshme të klorit.

Jo të gjithë e dinë se kur vloni ujin, ose e ftohni me orë të tëra, vetëm klori i lirë largohet, por nënproduktet e tij të mundshme (trihalomethanet dhe derivatet e tjera organike) dhe elementët e tjerë të padëshiruar (metale të rënda, pesticide dhe ndotës të tjerë) nuk largohen dhe mbeten në të njëjtën sasi në ujë. Kjo mund të çojë në probleme serioze për shëndetin tonë nëse konsumimi ujit me klor është i lartë dhe zgjatet me kalimin e kohës.

  • Kollë dhe dhimbje të gjoksit
  • Mbajtjen e ujit në mushkëri
  • Irritim të lëkurës dhe syve
  • Impotencë
  • Kancer ( IARC i ka klasifikuar disa derivate të klorit në grupin e 2 -të B)
  • Alergji

Studimet e kryera nga kolegji amerikan “Albert Einstein”  kanë  vërtetuar se për një  numër të madh alergjish shkaktar është klori në ujin qe vjen ne menyre  te drejtperdrejte  nga rubineti. Klori shkakton reaksion dhe krijon ndjeshmeri me një grup ushqimesh. 14% e njërëzve janë prekur nga kjo formë alergjie.

 

Si përfundim, nëse uji juaj është i pakëndshëm për shijen dhe erën për shkak të klorit, një sistem trajtimi i ujit e zgjidh përfundimisht këtë problem në mënyrë të thjeshtë dhe efektive.

Sistemet e Water Boutique e bëjnë ujin e çezmës të sigurt, me cilësi të shkëlqyer, pa erën e pakëndshme dhe shijen e klorit. Pirja e ujit të çezmës gjithashtu ju lejon të respektoni mjedisin ( ndotja e plastikës PET ) dhe i ofron konsumatorit kursime të prekshme ekonomike.

 

Revista Shkenca dhe Natyra – It   2020

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

Lër një koment

en_USEnglish