Legionela e gjendur në ujin sanitar është një kërcënim serioz për shëndetin. Ajo përbën një rrezik të vërtetë për të gjitha rrjetet e ujit dhe sistemet që shpërndajnë ujë sanitar. Thelbësore është të dihet se në çfarë temperaturash mund të shfaqet një rrezik si Legionella në ujin që përdorim çdo ditë. Uji  sanitar është ai që ne përdorim çdo ditë (në shtëpi, në vendin e punës ose në mjedise të tjera publike dhe private). Zakonisht uji sanitar del çdo ditë nga miliona çezma për përdorime nga më të ndryshmet. Habitati ideal për zhvillimin dhe përhapjen e baktereve Legionella është uji në kushte të caktuara. Në veçanti Legionela zhvillohet kur ka kushte stanjacioni( i ndenjur), gelqerizime ose fenomene gërryerje brenda një sistemi ujor. Për më tepër këto baktere rezistente dhe të rrezikshme janë në gjendje të gjurmojnë rrjetet ujore të qytetit. Për këtë arsye është thelbësore të monitorohet dhe kufizohet formimi dhe zhvillimi i Legionellaujë sa më shumë që të jetë e mundur. Për të trajtuar problemin e Legionella në ujërat shtëpiake është e rëndësishme të njihni disa vlera të rëndësishme të temperaturës së ujit. Rritja e baktereve Legionella është optimale kur uji ka një temperaturë midis 35 ° C dhe 37 ° C. Bakteret hyjnë në një gjendje pasive nën 25 ° C, por vazhdojnë të mbijetojnë. Në 45 ° C Legionella pushon së shumuari. Siç mund ta shihni, Legionella jeton dhe është prezente në një gamë të temperaturave që ne përdorim çdo ditë, veçanërisht me ujë të nxehtë sanitar ( dushi psh).

  • në një temperaturë prej 55 ° C Legionella vdes në rreth 5-6 orë
  • në një temperaturë prej 65 ° C Legionella vdes për rreth 2 minuta.

 

Problemet Shëndetësore

Grip të njohur si ethet Pontiak dhe që manifestohet  ngjashem me gripin normal;  asteni, mialgji dhe sëmundje të përgjithëshme në 97% të rasteve. Ethe të paraprira nga të dridhura 80-90% të rasteve, dhimbje koke 80% të rasteve. Simptoma më pak të shpeshta janë artralgji, kollë, të vjella, dhimbje barku, diarre në një total prej 50% të rasteve. Ky bakter gjithashtu mund të shkaktojë një sëmundje shumë serioze fatale, të njohur si legioneloze ( legionnaries’disease). Legionella është shkaktari i tretë i Pneumonisë të fituar nga njerëzit pas “Streptococcus pneumonia “ dhe “Heamophilus influenca” me një incidencë që varion midis 3 dhe 15% të totalit. Vlerësohet se vetëm 3% e rasteve sporadike diagnostikohen.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të sistemeve të ujit sanitar. Karakteristikat ndryshojnë në madhësi, llojin e përdorimit dhe vendndodhjen e tyre. Është thelbësore të drejtoheni te profesionistët në sektor për të hartuar dhe instaluar sisteme të sigurta dhe efektive kundër Legionela. Kjo vlen si për ujin e nxehtë shtëpiak ashtu edhe për ujin e ftohtë shtëpiak.

Trajtimi i ujit të ftohtë dhe tubacioneve të ujit të nxehtë shtëpiak dhe veçanërisht dezinfektimi me llampa UV bën të mundur eliminimin e çdo rreziku të kontaminimit nga Legionella. Teknologjia e trajtimit me llampa UV te  zhvilluara nga kompanite prestigjoze  BWT dhe Best UV dhe te përfaqësuara nga Water Boutique në shqipëri,  garanton cilësi të përsosur të ujit duke zhdukur bakteret.

 

Revista Shkenca dhe Natyra – It

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

Leave a comment