Mangani është një nga metalet më të gjendura në koren e tokës, i shoqëruar shpesh me hekurin. Ai përdoret për prodhimin e lidhjeve të hekurit dhe çelikut, për paketimin e produkteve të ndryshme (shufra, qelq, fishekzjarre), për trajtimin e ujit të pijshëm, si një agjent oksidues për pastrim, dekolorues dhe dezinfektues në formën e permanganatit të kaliumit.

Burimet e ndotjes dhe rrugët e ekspozimit për njerëzit

Natyrisht gjendet në shumë burime ujore sipërfaqësore dhe të thella, në formë të ngurtë ose të tretur me përqendrime që variojnë nga 0,001 deri në 0,6 mg / L. Nivele më të larta të tij  gjenden në burimet e ujit të kontaminuar. Mangani është një element thelbësor për njerëzit dhe kafshët  . Ate e  gjejmë në shumë ushqime (mish, peshk, vezë, perime, drithëra, arra, çaj). Burimi kryesor i ekspozimit për njerëzit janë ushqimet dhe uji i pijshëm  (një i rritur merr një dietë nga 2 deri në 20 mg në ditë).  Konsumi i rregullt i ujit mineral gjithashtu kontribuon ndjeshëm në kuotën totale. Ajri kontribuon më pak.

 

Efektet shëndetësore

Mangani është prezent në të gjithë të gjithë indet e organizmit, mbi të gjitha në mëlçi, veshkë, pankreas dhe gjëndrat  mbiveshkore. Ai preferon të grumbullohet në zona të caktuara të trurit të fëmijëve dhe në flokë. Si një element thelbësor për njerëzit, dëmtimi nga ai  mund të rezultojë si nga mungesa ashtu edhe nga një tepricë e manganit. Nevoja mesatare ditore është 2-5 mg për një të rritur të shëndetshëm. Foshnjat konsumojnë 2,5-25 μg / kg peshë trupore në ditë gjatë gjashtë muajve të parë të jetës. Megjithëse një sindromë specifike e mungesës së manganit nuk është përshkruar tek njerëzit, është vërejtur një lidhje midis mungesës së manganit dhe çrregullimeve të tilla si anemia, deformimet e kockave te fëmijët, eritematoza sistemike (Lupus). Një sindromë e njohur si “manganizëm” shkaktohet nga ekspozimet kronike ndaj manganit. Kjo manifestohet me  probleme  neurologjike përgjithësisht të kthyeshme (dobësi, anoreksi, dhimbje muskulore, apati,  vështirësi në te folur, ndryshim të shprehjes së fytyrës).

Sipas OSHA (U.S. Occupational Safety and  Health Administration) sëmundja e Parkinsonit(a) është lidhur me ekspozimet ndaj manganit në industrinë e përpunimit të metaleve, veçanërisht në mesin e saldatorëve, të cilët preken nga  sëmundja e Parkinsonit rreth 15 vjet më herët se mesatarja. Për këtë arsye mangani është vendosur në listën e substancave të rrezikshme të përpiluar nga OSHA.

Problemet  e tjera ekspozimit ndaj manganit

  • Intolerancë e glukozës ( Diabet)
  • Koagulimi i gjakut
  • Irritim i lëkurës
  • Nivele të ulta të kolesterolit
  • Crregullime skeletore
  • Probleme të lindjes
  • Ndryshim i ngjyrës të gjakut
  • Simptoma neurologjike

 

  1. Pakirnson, ndryshe i quajtur si paraliza agresive është nje patologji neuro degjenerative e sistemit nervor për të cilën ende nuk është gjetur terapia për eleminim e simptomave. Simpromat janë dridhje dhe humbje e kapaciteteve motorike.

Direktiva 98/83 EC ka vendosur një vlerë maksimale parametri prej 0.05 mg / L.

Trajtimi i ujit të pijshëm me sistemin RO( membranë molekulare – Filtra të karbonit aktiv),  ashtu sikurse edhe per elementet e tjere të dëmshëm që gjenden në ujë, eleminon ne masen 99.9% rrezikun e ekspozimit kronik ndaj  Manganit.

 

Revista Shkenca dhe Natyra – It

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

 

 

 

 

 

Leave a comment