Sistemi RO i ujit të pijshëm

Pastruesit e ujit në vitet e fundit janë bërë objekt i hamendjeve të rreme dhe ideve mashtruese. Para se të krijoni idenë tuaj, do të ishte e dobishme të dini vërtet se si funksionojnë këto produkte duke marrë informacione direkt nga prodhuesit dhe profesionistët ekspertë të këtij sektori.

Por si funksionon me të vërtetë një sistem pastrimi uji dhe mbi të gjitha pse është e dobishme të zotërosh një sistem të tillë?

Kur flasim për pastruesit e ujit ne i referohemi  në një mënyrë shumë gjenerike sistemeve dhe teknologjive të ndryshme që janë në gjendje për të trajtuar ujin që rrjedh nga rubineti i shtëpisë, i cili tashmë duhet të jetë i pijshëm. Këto sisteme të trajtimit të ujit e pastrojnë ate duke hequr elementët e pranishëm në sasi shumë të mëdha që ndikojnë negativisht në shijen dhe kënaqësinë e ujit, në disa raste më serioze edhe në organizmin e njeriut.

Deri më sot metoda më e mirë për pastrimin e ujit të pijshëm mbetet sistemi me teknologjinë e osmozës të kundërt RO( Reverse Osmosis).

 

Si funksionon sistemi ( RO) me osmozë të kundërt?

Osmoza e kundërt për pastrimin e  ujit funksionon si një prej proceseve natyrore të trupit të njeriut, përkatësisht osmozes qelizore. Ky proces përdor mekanikisht fenomenin  e ndarjes së mbetjeve nga uji  përmes përdorimit të një pompë me presion të lartë dhe një membranë gjysmë përcuese, e cila lejon kalimin e molekulës të ujit duke mbajtur kripërat e tretura në të, bakteret dhe substancat  e ndryshme ndotëse që mund të jenë të pranishme. Kjo procedurë realizohet duke aplikuar në tretësirën e përqendruar një presion më të lartë se ai osmotik. Membrana gjysmë e përcuese lejon që uji të kalojë duke mbajtur jonet që gjenden në të.

I gjithë uji në osmozën e kundërt përshkon membranën në mënyrë tangente. Shumica e membranave të osmozës së kundërt që përdoren nga pastruesit e ujit në shtëpi zvogëlojnë praninë e substancave të tretura në ujë me rreth 97%,  duke i ofruar  përdoruesit  ujë të pastruar në mënyrë të përsosur.

Por ka edhe më shumë: osmoza e kundërt që gjendet në një sistem të pastrimit të ujit mund të rregullohet, duke lejuar që çdo përdorues individual të marrë përqendrimin e mineraleve që i përshtaten më së miri karakteristikave të organizmit  të til.

Cilët elementë mund të eliminohen me osmozë të kundërt?

Pastruesi i ujit  me osmozë të kundërt nuk prodhon ujë të distiluar, as ujë acid ose të ndryshojë strukturën e tij. E gjithë kjo është e mundur falë sistemeve specifike të trajtimit dhe rregullimit të shkallës TDS (Total Dissolved Solids) me filtrat specialë deacidifikues dhe rimineralizues, të aftë për rregullimin e saktë të kripërave dhe nivelin e Ph të ujit, duke ruajtur ekuilibrin e duhur të tyre.

Uji i prodhuar nga një pastrues me osmozë të kundërt është ujë oligomineral i pastër nga i cili janë eliminuar klori, nitratet dhe nitritet, metalet e rënda, triklorethileni, arseniku ose mbetjet e produkteve kimike që përdoren për pastrim në proceset e ujit të pijshëm. Si rezultat: Uji që vjen nga ky proces është një ujë i mirëqenies për organizmin e njeriut.

Pse është e dobishme të përdorni një sistem RO për ujë të pijshëm?

Pastrimi  i ujit është i dobishëm për disa arsye;  para së gjithash për të kalibruar përbërjen e ujit, duke hequr në mënyrë efektive kripërat minerale të tepërta dhe ndotësit e ndryshëm, siç janë: sedimentet, ndryshku, klori, nitratet dhe nitritet, arseniku, fosfatet , kromi, plumbi dhe të tjera metale të rënda, pesticidt, etj.

Uji i perfituar është i pastër, i lehtë dhe me një shije të këndshme. Ai është i shkëlqyer  për të pirë, gatimin, bërjen e akullit, çajit, kafesë, larjen e frutave – perimeve dhe mund të përdoret me siguri nga të gjithë anëtarët e familjes.  I sigurt  për eleminimin  në mënyrë efektive të çdo virusi dhe baktere dhe mbi të gjitha për të garantuar për ju dhe familjen tuaj ujë të shëndetshëm me cilësi të lartë,  gjithmonë të gatshëm në tryezë.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

Lër një koment

en_USEnglish