1. Lubrifikon nyjet

Kërci që gjendet në nyje(kycet psh) dhe vertebrat e shtyllës kurrizore përmban rreth 80 përqind ujë. Dehidratimi afatgjatë zvogëlon aftësinë e përballimit të lëvizmëshmerisë së nyjeve  dhe si rezultat në dhimbje të tyre.

 

  1. Formon pështymën dhe mukozën

Pështyma na ndihmon në tretjen e ushqimit. Ajo mban gojën, hundën dhe sytë me lagështi. Kjo parandalon fërkimin dhe dëmtimin e tyre. Pirja e ujit gjithashtu mban të pastër gojën. Konsumi i ujit në vend të pijeve të ëmbla zvogëlon rrezikun e prishjes të dhëmbëve.

 

  1. Transporton oksigjen në të gjithë trupin

Gjaku është më shumë se 90 përqind ujë dhe ai transporton oksigjen në organe të ndryshme të trupit.

 

  1. Rrit shëndetin dhe bukurinë e lëkurës

Me dehidrim lëkura bëhet më e thatë dhe çrregullimet e lëkurës  si psh. rrudhat bëhen të  parakohshme.

 

  1. Lidh trurin, palcën kurrizore dhe indet e tjera të ndjeshme

Dehidratimi mund të ndikojë në strukturën dhe funksionimin e trurit. Gjithashtu ai përfshihet në prodhimin e hormoneve dhe neurotransmetuesve. Dehidratimi i zgjatur mund të çojë në probleme me të menduarit dhe arsyetimin.

 

  1. Rregullon temperaturën e trupit

Uji që ruhet në shtresat e mesme të lëkurës vjen në sipërfaqen të saj si djersë kur trupi nxehet. Ndërsa djersësin trupi ftohet.  Në sport disa shkencëtarë kanë vërejtur  se kur sasia e ujit në trup është e ulët, depozitimi i nxehtësisë rritet dhe individi është më pak i aftë të tolerojë rritjen e saj. Duke pasur shumë ujë në trup zvogëlohet tendosja fizike nëse stresi i nxehtësisë shfaqet gjatë ushtrimeve.

 

  1. 7. Sistemi digjestiv

Zorrëve ju duhet ujë për të punuar siç duhet. Dehidratimi mund të çojë në probleme të tretjes, kapsllëkut dhe rritjen  aciditetit të stomakut. Kjo rrit rrezikun e urthit dhe ulçerave të stomakut.

 

  1. 8. Trasporton mbeturinat e trupit

Uji është i nevojshëm në proceset e djersitjes dhe nxjerries jashtë të urinës dhe feçeve.

 

  1. 9. Ndihmon në ruajtjen e presionit të gjakut

Mungesa e ujit mund të bëjë që gjaku të trashet duke rritur presionin e tij.

 

  1. Rrugët e frymëmarrjes kanë nevojë për uje

Kur dehidratohen, rrugët e frymëmarrjes ngushtohen në përpjekje për të minimizuar humbjen e ujit. Kjo rrit rrezikun e astmëz dhe alergjive.

 

  1. Bën transportin e mineraleve dhe lëndët ushqyese

Mineralet dhe lëndët ushqyese treten në ujë, kjo bën të mundur që ato të arrijnë në organe të ndryshme të trupit.

 

  1. Parandalon dëmtimin e veshkave

Veshkat rregullojnë lëngjet në trup. Uji i pamjaftueshëm mund të shkaktojë gurë në veshka dhe probleme të tjera të rënda për këto organe.

 

  1. Rrit performancën gjatë stërvitjes

Shkencëtarët kanë pohuar  se konsumimi i lartë i ujit rrit performancën gjatë aktivitetit fizik. Nevojiten më shumë hulumtime për të konfirmuar këtë, por disa studime zbuluan se dehidratimi zvogëlon performancën në aktivitete që zgjasin më shumë se 30 minuta.

 

  1. Humbje e peshës

Pirja e ujit gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës nëse konsumohet në vend të lëngjeve të ëmbëlsuara.. “Para-ngarkimi” me ujë para ngrënies mund të ndihmojë në parandalimin e mbingrënies .

 

  1. Zvogëlon mundësinë e dehjes

Uji me pak minerale,  me akull dhe me limon gjatë pirjes të alkoolit mund të ndihmojë në parandalimin e mbingarkesës së alkoolit.

 

Revista “Medical News Today”

Water Boutique – Ku ka uje jemi ne…..

Lër një koment

en_USEnglish