Plumbi është një material rezistent dhe lehtësisht i punueshëm. Ai përdorej që në lashtesi nga  Grekët dhe Romakët në ndërtimin e tubave dhe gypave për shpërndarjen e ujit si dhe për ndërtimin e enëve të ndryshme Mbas urbanizimit të viteve 1960, përdorimi i tubave dhe gypave për këtë qëllim. është ulur në mënyrë drastike. Sidoqoftë ndodh që në disa rrjete uji ka përqendrime të plumbit më të larta se 10 μg / litër.  Kjo ndodh për shkak të fenomeneve të gërryerjes së materialeve me lëshim të vazhdueshëm të metalit në ujë. Duke patur parasysh inovacionin teknologjik të dekadave të fundit, nuk është gjithmonë e lehtë të përcaktohet se nga cili material bëhen tubat dhe gypat. Prandaj është më komplekse të llogaritet prania e mundshme e plumbit në ujin që do të pimë.

Helmimi nga plumbi tek njerëzit ka qenë i njohur klinikisht që në dekadën e parë të shekullit të 20 – të.  Ai ka pasoja shkatëruese për shëndetin e njeriut. Në nivele të larta të ekspozimit,  plumbi sulmon trurin dhe sistemin nervor qëndror duke shkaktuar koma, konvulsione dhe madje vdekje. Fëmijët që i mbijetojnë helmimit akut me plumb mbeten me prapambetje mendore shumë të theksuar si dhe me çrregullime të sjelljes. Në nivele më të ulta  qe  nuk shkaktojnë  simptoma të dukshme dhe që  me parë konsideroheshin si të sigurta, tashmë dihet se plumbi prodhon një spektër dëmtimesh që shkaktojne humbje te aftesisë njohëse, zvogëlimin e hapësirës së përqendrimit, ndryshime të sjelljes, disleksi, çrregullime të vemendjes, hipertension, dëmtim  të veshkave, imunotoksicitet dhe due toksicitet në organet e riprodhimit. Në pjesën  më të madhe keto  efekte janë të përhershme. Ato janë te pakthyeshme dhe te patrajtueshme nga mjëkesisa  moderne.

Problemt si pasojë e nivele të ndryshme prezente në gjak e plumbit:

  • Vdekje
  • Encefalopati
  • Nefropati
  • Frank Anemi
  • Kolika
  • Ulje e sintezës hemoglobinës
  • Rritje e metabolizmit vitaminës D
  • Hipertension
  • Rritje e shpejtesisë përcimit nervor
  • Rritje e nivelit protoporfinës se eritrocideve
  • Homeostazë e reduktuar e kalciumitl
  • Toksicitet mbi zhvillimin
  • Nivel i ulur i IQ
  • Ulje e dëgjimit
  • Ulje e rritjes
  • Neuropati

Po ti referohemi kërkimeve të EPDA( Europen Pankirsons Association Disease) shikojmë qe një numër i konsiderueshëm   pacientësh vijnë nga zona që kanë konsumuar ujin e puseve.

Por ne nuk duhet të trembemi! Zgjidhjet për këtë problem të përbashkët janë të mundura falë filtrave të disponueshëm të karbonit aktiv  të cilët janë në gjendje të përthithin metale të rënda si: plumbi, mangani, oksidet e hekurit, të zvogëlojë praninë e nikelit dhe të pengojnë formimin e gurëve gëlqerorë. Ata janë filtra të serive te ndryshme dhe  të disponueshme në sallonin tonë.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…   – OBSH – Organizata Botërore e Shëndetësisë

Leave a comment