Rreth Nesh

23-min
Mr. Urim VATA
Cheef Executive Officer

Water Boutique është brand ndërkombëtar i rregjistruar, lider në trajtimin e ujit në Shqipëri dhe rajon. Ne jemi një institucion plotësisht i dedikuar për individët, familjet dhe sipërmarrjet që dëshirojnë të zgjidhin problemet e ujit te rubinetit, pajisjeve dhe makinerive të tyre, pa sakrifikuar rehatinë dhe cilësinë. Sistemet e filtrimit Water Boutique janë në gjendje të kënaqin çdo nevojë, nga familjet më të vogla e deri tek sipërmarrjet e mëdha, duke gjetur zgjidhjen më të përshtatshme bazuar në llojin e ujit që duhet trajtuar. Zgjidhjet inovative që ne ofrojmë dhe që zhvillohen çdo ditë, bazuar në eksperiencën shumë vjeçare, orientohen drejt objektivit tonë të vetëm; Përmirësimi i cilësisë së jetës kudo që është uji.
Megjithatë, ne nuk e kufizojmë gamën tonë ndaj produkteve standarde, por vendosim vazhdimisht standarde të reja.
Duke zgjedhur Water Boutique Ju zgjidhni besueshmërinë e origjines te produktit dhe sigurinë për të patur në çdo kohe ujë të pastër bakteriologjikisht dhe kimikisht. Ujë të pastër jo vetëm për të pirë, zgjidhjet e Water Boutique gjithashtu janë të specializuara në heqjen e elemtëve të dëmshëm për rrjetin e tubacioneve, pajisjet familjare, makinerive të industrisë,  pishinave etj. Kjo rrit jetëgjatësine e tyre dhe kontribuon në kursimin e konsiderueshëm të energjisë,  te detergjentëve,  duke sjelle mirëqenie në të gjithë shtëpine ose kompanine tuaj.
Markat më të mira botërore i kanë besuar Water Boutique përfaqësimin e tyre në Shqipëri   dhe rajon, sepse Ku Ka Uje Jemi Ne……

en_USEnglish