Le të mos e nënvlerësojmë fortësinë e ujit. Ajo është një nga shkaqet kryesore të humbjes së efikasitetit të makinës larëse( lavatrices) dhe lavastoviljes dhe është e rëndësishme për cilësinë e larjes.

Fortësia e ujit është një parametër shumë i rëndësishëm si gjatë larjes së rrobave në lavatriçe ashtu edhe gjatë larjes me lavastovilje. Kalciumi dhe magnezi që gjenden në ujë ulin në masë të madhe efektivitetin e detergjentëve sepse formojnë kripëra të patretshme dhe shumë tensioaktive. Ky është fenomeni që ndodh kur nuk është e mundur të lani me sapun në ujin e detit dhe fenomeni i kundërt që ndodh në male, ku uji normalisht është shumë i butë (d.m.th me kripëra të ulëta), ju  nuk mbaroni “kurrë”  së shpëlari nga shkumëzimi.

Sidoqoftë nuk është ky aspekti i vetëm negativ i fortësisë së ujit sa i përket lavanderisë. Kalciumi dhe Magnezi gjithashtu ndihmojnë për vendosjen e papastërtive  në fibrat e rrobave dhe mbi të gjitha në pjesët e makinës larëse, në veçanti në rezistencën e ngrohjes, duke ulur efikasitetin e saj dhe në planin afatgjatë duke dëmtuar vetë makinën larëse.  Për këtë arsye një pjesë e rëndësishme e përbërësve të formulës së detergjentëve modernë është prezantuar pikërisht për të “thithur” dhe neutralizuar fortësinë e ujit, duke lejuar përbërësit e tjerë të kryejnë funksionin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është  po për këtë arsye që dozat e rekomanduara të përdorimit të detergjentëve ndryshojnë në varësi të  fortësisë të ujit, sepse kur shkalla e fortësisë është e lartë  një pjesë e detergjentit  harxhohet prej tij. Gjithësesi efektiviteti i këtyre detergjenteve është i kufizuar në rastet kur fortësia është në të vërtetë më e lartë se mesatarja. Ekspertet këshillojne që gjithmonë të përdorni zbutësin e ujit për rroba të buta si “mëndafsh” dhe ngjyra të shndritshme.

Edhe në rastin e lavastoviljes roli i fortësisë së ujit është i rëndësishëm. Uji i zbutur shmang  formimin e veshjes (duke patur parasysh që faza e fundit e larjes normalisht përfshin tharjen në temperaturë të lartë) dhe depozitat gëlqerore nëpër  enë dhe që janë të dukshme. Për këtë arsye vetë larësit e enëve kanë një filter që lejon të paktën fazat e fundit të larjes me ujë të zbutur. Rekomandohet përdorimi i një zbutësi uji  të mirëfilltë për të shmangur formimin e veshjes të enëve dhe gotave dhe kursimin e kohës për fshirjen e tyre pas larjes.

Revista “ Të pastër & Të lumtur “ – it 2020

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

 

Lër një koment

en_USEnglish