Trihalometanët janë përbërje në të cilat tre atome të hidrogjenit të molekulës së metanit (CH4) zëvendësohen me atome të një ose më shumë halogjeneve. Nëse tre hidrogjenët zëvendësohen me tre atome tek të njëjtit halogjen atëherë përbërja quhet Haloform: kloroform (CHCl3), bromoform (CHBr3), jodoform (CHI3), uoroform (CHF3).

Bromo-trihalometanët përdoren si  reagent tretës laboratorik në sintezën e përbërjeve organike. Bromoformi është përdorur  si një qetësues i kollës. Kloroformi përdoret si  ftohës dhe si tretës. Ai  është përdorur në të kaluarën edhe si një alternativë anestezie. Trihalometanët kryesorë përfaqësohen nga kloroformi, bromodichlorometani, dibromochlorometani dhe bromoformi

 

Burimet e ndotjes dhe rrugët e ekspozimit për njerëzit

Trihalometanët (THM) formohen në ujin e përdorur për konsum njerëzor si rezultat i reagimit të klorit me lëndën organike të pranishme natyrshëm në ujin e patrajtuar. Sasia e THM që formohet lidhet me përqendrimin e klorit, acideve humike, joneve të bromit, temperaturës dhe pH. Klori është përbërs kryesor dezinfektimi. Në prani të bromideve, brom-trihalometanët janë ato që formohen më së shumti dhe përqendrimi i kloroformit zvogëlohet. Shumica e THM pasi avullojnë qarkullojnë nëpër ajër. Prandaj është e mundur që të ekspozoheni edhe nga larja në dush ose pas pastrimit. Në përgjithësi ekspozimi ndaj THM ndodh përmes ushqimit (THM gjenden në shumë ushqime dhe gjithashtu në disa ilaçe), ujë të pijshëm dhe ajër të brendshëm.

Efektet shëndetësore

Kloroformi: Efekti toksik i njohur botërisht prej tij është dëmtimi i rajonit centrolobular të mëlçisë. Kjo varet nga njerezit dhe mënyra e administrimit e  njësisë për dozë.  IARC (Agjensia Ndërkombëtare e Kërkimit mbi Kancerin) e ka klasifikuar atë si një kancerogjen të mundshëm për njerëzit (Grupi 2B). Ai gjithashtu shkakton impotencë te meshkujt.

Bromoformi: Shkakton tumore të rralla të zorrëve  në të dy gjinitë. IARC e ka klasifikuar atë në grupin 3të.

Dibromoklorometani: Shkakton tumore epatike në të dy gjinitë IARC e ka klasifikuar atë në grupin 3të.

Bromodichlorometani: Rezulton si mutagjen dhe gjenotoksik në shumë testet in vivo dhe in vitro. Ai shkakton  kancer  të melcisë dhe veshkave si dhe tumore të rralla të zorrëve. Ekspozimi ndaj tij  gjithashtu lidhet edhe me organet e riprodhimit (rrit rrezikun e aborteve spontane ose të parakohshme). IARC e ka klasifikuar atë në grupin 2B (kancerogjen i mundshëm për njerëzit).

 

Trajtimi i ujit të pijshëm me sistemin RO( membranë molekulare – Filtra të karbonit aktiv),  ashtu sikurse edhe per elementet e tjere të dëmshëm që gjenden në ujë, eleminon ne masen 99.9% rrezikun e ekspozimit kronik ndaj  THM.

Revista Shkenca dhe Natyra – It

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

Leave a comment