1. Cfarë kuptohet me ujë i fortë?

Ne i referohemi ujit të fortë për të nënkuptuar ujin që përmban më shumë minerale sesa uji i zakonshëm. Këto minerale janë në veçanti kalcium dhe magnez. Sa më shumë rritet përmbajtja e këtyre mineraleve të tretura aq më shumë rritet fortësia e ujit. Magnezi dhe kalciumi janë jone të ngarkuar pozitivisht. Për shkak të pranisë së tyre, jonet e tjerë me ngarkesë pozitive do të shpërndahen më lehtë në ujë të fortë se sa në ujë që nuk përmban kalcium dhe magnez. Kjy është shkaku që sapuni, shampo dhe detergjentët nuk treten plotësisht në ujë të fortë.  Gjithashtu  uji i fortë është i njohur për bllokimin e tubave, gelqerizimin e rezistencave te pajisjeve shtëpiake si dhe problemet shëdetësore te lëkurës dhe flokëve

  1. Zbutja e ujit

Zbutja e ujit është një teknikë që favorizon largimin e joneve që bëjnë që uji të jetë i fortë, në shumicën e rasteve jonet e kalciumit dhe magnezit. Gjatë zbutjes gjithashtu mund të hiqen  dhe jonet e hekurit. Mënyra më e efikase për të zbutur ujin është të përdorni një njësi zbutëse dhe ta lidhni atë direkt në hyrjen e rrjetit.

  1. Cfarë është një zbutës uji?

Një zbutës uji është një njësi që përdoret për të zbutur ujin duke hequr mineralet që shkaktojnë ngurtësinë e tij. Zbutja e ujit nënkupton rritjen e jetëgjatesisë  të pajisjve shtëpiake dhe  tubacioneve. Gjithashtu kontribuon në funksionimin më të mirë dhe jetëgjatësine e sistemeve të ngrohjes diellore, njësive të kondicionimit dhe shumë aplikacione të tjera të bazuara në ujë. Zbutja e ujit ul deri në masën  40 – 50% nevojën për përdorimin e shampove dhe detergjentëve  si dhe kursen rreth 30 – 35%  energjinë elektrike  që nevojitet për ngrohjen e ujit.

Uji i zbutur në fakt është shumë miqesor  me flokët dhe lëkurën tuaj. Ju do të shijoni lëkurë të butë dhe flokë të shndritshëm. Gjithashtu rrobat e lara do të jenë te buta dhe do të ruajnë ngjyrat e tyre origjinale.

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne….

 

Leave a comment