Uji dhe plastika

Plastika lindi si një material ekonomik, i lehtë dhe rezistent. Ekonomia e prodhimit dhe fleksibiliteti i përdorimit të plastikës me objekt ” përdore dhe hidhe”   është një kontradiktë shumë e dëmshme për mjedisin pasi është një material jo i biodegradueshëm pasi ajo mund të mbetet në toke për shumë shekuj. Që nga vitet ’80, tregu i ujit në shishe ka pësuar rritje të fortë, falë edhe kombinimit të ujit dhe plastikës dhe gradualisht ka zëvendësuar xhamin në prodhimin e shisheve.

Një studim i botuar në “Science Advances”  bëri një analizë globale mbi 8.3 miliardë tonë plastikë që janë prodhuar nga vitet 1950 e deri më sot, nga të cilat vetëm 9% është ricikluar, 12% ishte djegur dhe 79% ishte hedhur ose u shpërndanë në mjedis.

Mikroplastikat burojnë nga degradimi i plastikës. Ato janë objekt i studimeve të fundit që nxjerrin në pah shpërndarjen e madhe dhe efektet negative të tyre në mjediset detare dhe të ujërave të ëmbla, jetën ujore, biodiversitetin dhe shëndetin e njeriut. Mikroplastikat mund të hyjnë në zinxhirin ushqimor përmes ushqimit dhe ujit, duke përfaqësuar një rrezik të mundshëm për njerëzit për shkak të bioakumulimit dhe efekteve toksike për shkak të lëshimit të ndotësve. Ekzistojnë shumë lloje të plastikës të përdorura në sektorët më të larmishëm të veprimtarive njerëzore, ato që përdoren për prodhimin e kontenierëve për ujë janë : PETPLA, Policarbonat dhe Tritan.

  • Polietilenterftalat (PET) është plastika me origjinë fosile (qymyr ose vaj), (1 kg PET = 2 litra naftë) që përdoret më shumë për prodhimin e shisheve me ujë mineral dhe pije joalkoolike, e cila ka zëvendësuar PVC falë papërshkueshmërisë së saj më të madhe ndaj gazrave dhe ndaj materialeve me të cilat është në kontakt. Sidoqoftë, është treguar që prodhimi jo i kotrekt i produktit (për shkak të kushteve të temperaturës dhe lagështisë jo ideale) mund të shkaktojë fenomene që lehtësojnë zbërthimin e polimerit, me një migrim të mundshëm të substancave toksike, të tilla si acetaldehid dhe formaldehid, etj. në ujë.
  • Acidi polilaktik (PLA) është një plastike bimore e bërë nga niseshte misri (1 kg PLA = 2.5 kg misër), pra me origjinë biologjike që nuk përfshin përbërës me origjinë fosile (qymyr ose vaj). PLA është e biodegradueshme, në kushte optimale ajo dekompozohet në 8-12 javë.
  • Polikarbonat (PC) është plastika e përdorur nga shumica e bidonëve për ftohës uji. Duke qenë veçanërisht rezistent, ai ripërdoret, në të vërtetë bidonët janë “të kthyeshëm” dhe pas përdorimit. Në fabrikë ato lahen, sterilizohen dhe më pas rimbushen. PC paraqet problemin e lëshimit të Bisphenol A, një substancë toksike (çrregullues endokrin) i cili gjithashtu paraqitet në listën e ndotësve që përfshihen nga Direktiva e re Evropiane për ujin e pijshëm.
  • Tritan është emri tregtar i një polimeri inovativ që ka karakteristika të ngjashme me polikarbonatin tradicional, por me përparësi të shumta, siç është rezistenca termike superiore dhe mungesa e Bisphenol A( BPA Free).

 Tritan është materiali plastik që përdoret për prodhimin e sistemeve e trajtimit të ujit nga kompanitë me të cilat Water Boutique bashkëpunon dhe përfaqëson në shqipëri. Ky material nuk lëshon substanca të padëshirueshme, është rezistent, i qëndrueshëm, por mbi të gjitha Jo i dëmshëm për shëndetin.

 

Një nga objektivat kryesore në propozimin e ri për një Direktivë Evropiane për ujin e destinuar për konsum njerëzor, e cila së shpejti do të zëvendësojë 98/83 / EC aktuale, është të inkurajojë përdorimin e ujit të pijshëm nga rrjeti, duke e bërë atë më të sigurt dhe më të arritshëm  përmes modifikimit të disa vlerave të parametrave, trajtimeve, kontrolleve më të mira dhe transparencës më të madhe në informacionin në lidhje me cilësinë e ujit të furnizuar. Sipas vlerësimeve të BE-së, aplikimi i legjislacionit të ri mund të çojë në një ulje prej 17% të përdorimit të ujit në shishe plastike, me një kursim të vlerësuar prej 600 milion euro në vit për familjet evropiane, si dhe përfitime të mëdha për Mjedisin.

Zëvendësimi i ujit në shishe në favor të ujit të rubinetit është një nga veprimet më të thjeshta dhe më efektive që secili prej nesh mund të bëjë. Një zgjedhje e lehtë  me sistemet moderne të mikrofiltrimit, me të cilat është e mundur të përmirësohet uji i rrjetit, në favor të shëndetit, mjedisit dhe ekonomisë familjare.

Me sistemet e mikrofiltrimit Water Boutique uji me cilësi të shkëlqyer mund të merret direkt nga rubineti Juaj, mikrobiologjikisht i pastër, i thjeshtë ose me gaz, i ftohtë, i nxehtë ose në temperaturën e dhomës, me sigurinë e dyfishtë të kontrolleve dhe filtrimin përfundimtar të çertifikuar.

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..