Shkëmbinjtë Gëlqerorë (Kalcaret) janë sedimente ku përbërësi kryesor i të cilëve është karbonat kalciumi. Karbonati i kalciumit është i ngurtë,  i bardhë dhe në natyrë është material që krijon lloje të ndryshme shkëmbinjsh Gëlqerorët shpesh janë të pranishëm në natyrë jo vetëm në formën e shkëmbit por dhe të tretura në ujë.

Megjithëse flasim për një shkëmb, është e lehtë ta gjesh atë në shtëpitë tona edhe përse në sasi më të vogla. Kjo për faktin se karbonati i kalciumit është i pranishëm në ujë të rrjedhshëm dhe dita ditës ai shtreson krijimin e kokrrave të vogla që pengojnë dhe dëmtojnë  lavamanët, sistemet hidrosanitare ( lavatrice, lavastovilje, bolierin e dushit). Praktikisht të gjitha ato pajisje të cilat funksionojnë me ujë.

Uji që del nga rubinetat e shtëpisë sonë është i pasur me minerale përfshirë kalcium dhe magnez, të cilat e bëjnë ujin gëlqeror, të fortë . Sa më e madhe të jetë sasia e gurit gëlqeror që uji mbledh, aq më i fortë është ai. Uji i gëlqeror është shkaku kryesor i problemeve që lidhen me instalimet shtëpiake. Kjo sasi gëlqere në ujë shkakton formimin e shtresave të bardha. Bolieri i dushit, lavatriçet, lavasovijet, enët e kushinës, gotat, çezmat, tubat,  por edhe rrobat, biankerite, flokët dhe lëkura juaj dëmtohen.

Ngurtësia depozitohet në sipërfaqen e rezistencave të pasijeve sanitare  dhe në brendësi të tubave,  gjë që çon në mënyrë të pashmangshme në një konsum më të madh të energjisë dhe për rrjedhojë në një rritje të konsiderueshme të kostove financiare. Me instalimin e një zbutësi gëlqerja eliminohet përfundimisht nga uji. Një ujë i zbutur (d.m.th. pa gur gëlqeror) do të sjellë rehati dhe mirëqenie në të gjithë familjen, në pajisjet hidrosanitare, në gota dhe enë, rroba dhe biankerinë,   në lëkurën dhe në flokët tuaj.

Ju do te kurseni rreth 50 % të detergjentëve dhe shampove që përdorni si dhe 35 – 40 % të energjisë që ju nevojitet për të ngrohur ujë.

Fortësia e ujit

Fortësia shprehet në përgjithësi në shkallë franceze (ºf, për të mos u ngatërruar me ºF që janë gradë Fahrenheit), ku një shkallë përfaqëson 10 mg karbonat kalciumi për litër ujë.

Në përgjithësi, ujërat klasifikohen sipas fortësisë së tyre si më poshtë:

Deri në 7ºf = Ujë shumë i butë

Nga 7ºf në 14ºf = Ujë i butë

Nga 14ºf në 22ºf = Ujëra mesatarisht të fortë

Nga 22ºf në 32ºf = Ujëra mjaft të fortë

Nga 32ºf në 54ºf = Ujë i fortë

Mbi 54ºf = Ujëra shumë të fortë

Me instalimin e një zbutësi është e mundur të sigurohet ujë midis 7ºf dhe 14ºf, duke marrë kështu shumë përfitime, duke përfshirë:

Kursim energjie

Kursime për blerjen e detergjentëve dhe shampove

Jeta më e gjatë e tubave

Jeta më e gjatë per pajisjet e shtëpisë

Rehati

Mirëqenie

Revista Shkenca dhe Natyra – It   2020

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

 

Lër një koment

en_USEnglish