Uji është substanca e lëngshme më e rëndësishme në planetin Tokë. Ai është një pasuri e paçmuar ndaj  së cilit ne priremi ta përdorim pa kujdes,  duke harruar se çdo aspekt i jetës varet nga ai, kur dhe vetë jeta ka origjinën nga uji. Thjesht duhet të lexojmë dy të dhëna të thjeshta shkencore për të kuptuar rëndësinë e këtij burimi:

      • uji mbulon rreth 73% të sipërfaqes së tokës
      • trupi ynë është i përbërë nga mbi 65% ujë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaron se është pjesë e të drejtave themelore të njeriut të ketë të paktën 50 litra ujë në ditë:

      • 5 litra ujë të pijshëm (10%)
      • 15 litra për nevoja fiziologjike (30%)
      • 10 litra për gatimin e ushqimit (20%)
      • 20 litra për higjenën personale (40%)

 

Siç dihet, jo të gjitha burimet e disponueshme në Tokë na japin ujë të pijshëm. Uji para përdorimit duhet t’i nënshtrohet trajtimeve të përshtatshmërisë. “Ciklël antropik i ujit”  quhet e gjithë rruga që kalon ai nga burimi, tek grumbullimi, ruajtja në rezervuarë, përshtatshmëria, deri në përdorimin shtëpiak. Më pas shkarkohet në rrjetin e kanalizimeve dhe nga ky rrjet në impiantin e trajtimit për t’u pastruar dhe shkarkuar si i padëmshëm

Natyrisht, ari ynë blu nuk përdoret vetëm në shtëpi, por edhe në sektorët industrial dhe bujqësor, prandaj edhe në këtë rast ai duhet të ketë karakteristika të përshtatshme cilësie, të përputhshme me përdorimin e tij të mëvonshëm. Konsumi kryesor i ujit i referohet bujqësisë (70%), industrisë (22%) dhe zonave urbane (8%). Në bujqësi, uji përdoret kryesisht për ujitjen e fushave. Në aktivitetet industriale, nga ana tjetër, konsumi në thelb i referohet ujit të përpunuar. Në fund, në zonat urbane uji përdoret për të shërbyer në shtëpi (aktivitet banimi), për veprimtari tregtare dhe artizanale ose për shërbime publike.

Por sa ujë konsumojmë në shtëpitë tona? OBSH tregon në 50 litra sasinë minimale të ujit që çdo individ duhet të ketë në bazë ditore, por një ekonomi e familjare perëndimore konsumon mesatarisht 180 litra për frymë në ditë:

      • tualet 60 L (33.3%)
      • banjo dhe dush 35 L (19.4%)
      • lavatriçe 30 L (16.7%)
      • kuzhinë, larje enësh 25 L  (13.9%)
      • kujdesi për trupin, larja e duarve 20 L (11.1%)
      • të tjera 10 L / (5.6%)
      • gjithsej 180 L   (100%)

Duke u nisur nga këto të dhëna të fundit, duhet kuptuar se është thelbësore të zbatohet një metodë e re shtëpiake e konsumit të ujit, të adoptohet një mënyrë jetese e re më e vëmendshme ndaj mjedisit. Kujdesuni për  shendetit tuaj dhe thuajini Jo   plastikës

Revista – Everything About Water

                 EAW – Europe

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

Leave a comment