Veshkat posedojnë një sistem të komplikuar për filtrim. Në çdo veshkë ekzistojnë rreth një milion njësi të quajtura nefrone. Çdo nefron përmban një filtër të vogël të quajtur glomerul, i cili është i lidhur me kanalthet. Teprica e ujit sëbashku me mbetjet ndahet nga gjaku dhe dalin jashtë trupit

—————.

Binomi uji dhe gurët në veshka ka shkaktuar ndër vite debate të ndryshme. Kur flasim me miqtë për gurët në veshka, reagimi më i zakonshëm është të dëgjoni këshillat për të pirë shumë ujë. Një pjesë e këshillave gjen justifikim në literaturën shkencore vetëm kur bëhet fjalë për parandalimin. Në të vërtetë, studimet kanë treguar që pirja e të paktën 2 litrave ujë në ditë është një zakon i dobishëm për të parandaluar formimin e gurëve në veshka. Ka një tendencë më të madhe për të zhvilluar këtë problem tek njerëzit që jetojnë në vendet e ngrohta( sic është dhe shqipëria). Djersitja e tepërt që nuk kompensohet nga një konsum adekuat i ujit shkakton përqendrimin e urinës dhe për këtë arsye formimin e gurëve në subjektet e predispozuar.

Uji më i mirë për të pastruar veshkat duhet  të jetë një ujë i ulët ne kripëra minerale dhe  kjo nuk është rastësi. Në parim, pirja e sasisë së rekomanduar të ujit të përditshëm është thelbësore për të mbajtur veshkat aktive, funksionale dhe për këtë arsye të pastërta. Dihet që uji është i mirë për veshkat dhe i bën ata të funksionojnë më mirë. Sa i përket llojit të ujit më të përshtatshëm për pastrimin e veshkave specialitët kanë këndvështrime të ndryshme. E  sigurt është se pirja e ujit rezulton thelbësore për mbajtjen aktive të veshkave, parandalimin e gurëve në to dhe gjithashtu parandalon infeksionin e traktit urinar (UTI). Provat klinike e kryera  nga departamente e urologjisë në shumë spitale  universitare europiane dhe SHBA kane vërtetuar   se  uji minimalisht i mineralizuar  ose dhe ai oligomineral janë më të  përshtatshëm për  pastrimin e veshkave dhe parandalimin e  infeksioneve  të traktit urinar (UTI).

Në fakt, trupi ynë punon duke ruajtur ekuilibrin e tij dhe në ndryshimin më të vogël “ingranazhet e makinës” njeri veprojnë për të frenuar problemin pa u dëmtuar. Të pastrosh veshkat  do të thotë të promovojmë diurezën dhe largimin  mikroorganizmave që shkaktojnë infeksione të traktit urinar (UTI). Pirja e ujit minimalisht të mineralizuar ose oligomineral promovon fort dhe nxit diuresën.

Shpesh njerëzit me probleme te kalkulozës renale( gurë në veshka)  kanë tendencë të mos pinë ujë nga frika e mbajtjes së lëngjeve, por duke mos pirë ujë veshkat nuk aktivizohen! Po ashtu kur bëhet fjalë për UTI, kjo gjë nuk  ndihmon në uljen e ngarkesës bakteriale. Lloji i ujit që pijmë në të dyja rastet është i rëndësishëm, prandaj konsumoni sa me shume uje por mos neglizhoni ne perzgjedhjen e tij.

Revista Shkenca dhe Natyra – It

 

Water Boutique – Ku ka ujë jemi ne…..

Lër një koment

en_USEnglish